Mbetet në fuqi detyrimi për të paraqitur testin PCR kur hyn në Turqi

“Detyrimi për të paraqitur testin PCR” gjatë hyrjes në Turqi, i cili është zbatuar si pjesë e masave të marra në luftën me koronavirusin e ri (COVID-19), do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në një njoftim tjetër.

Kjo masë kishte hyrë në fuqi më 30 dhjetor 2020 dhe më vonë ishte vendosur për zgjatjen e saj deri më 1 mars.

Ata që kanë një test negativ lejohen të hyjnë në vend. Ata që nuk paraqesin dot një përgjigje negative të testit PCR të kryer brenda 72 orëve të mund të përdorin të drejtën e kthimit ose të futen në karantinë në adresën që do të deklarojnë dhe ku do të jenë gjatë qëndrimit të tyre në Turqi.

Kurse ata që deklarojnë se nuk kanë një vend për të qëndruar do të futen në karantinë në vendet e treguara nga Drejtoria e Shëndetësisë.

Personeli i Drejtorisë së Shëndetit në Pikën e Kalimit të Kufitar Tokësor “Kapıkule”, më e përdorura nga udhëtarët që vijnë nga Evropa, vazhdon kontrollet si pjesë e “detyrimit për të pasur me vete një test PCR”.

Kategoritë
BotaLajme