Mbappe viziton Kamerunin, ushtria dhe automjetet e blinduara dalin në rrugë

Kylian Mbappe mbërriti dy ditë më parë për një vizitë në Kamerun ku pamja e tij shkaktoi një bujë të paparë në rrugët e kryeqytetit Yaounde.

Futbollistit të njohur të Paris Saint Germain iu bënë nderimet më të larta shtetërore dhe këtë e dëshmon fakti se edhe ushtria u angazhua për ta mbrojtur.

Forcat speciale vrapuan pranë automjetit në të cilin ndodhej Mbappe, ndërsa në kolonë kishte edhe një mjet të blinduar.

Këto janë skena që i ngjanin një autokolone ushtarake, jo ardhja e një futbollisti.

https://twitter.com/Nekryx/status/1677960283375927296

Kategoritë
BotaLajme