Kylian Mbappe nuk ka luajtur ende për Real Madridin në Kupën e Botës për Klube, pasi është prekur nga probleme shëndetësore menjëherë pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.
Sulmuesi francez iu bashkua ekipit pas angazhimit me përfaqësuesen në Ligën e Kombeve, por u detyrua të ndalojë aktivitetin për shkak të dhimbjeve të forta të stomakut që e penguan të stërvitej dhe të merrte pjesë në ndeshjet ndaj Al Hilal dhe Pachuca.
Sipas raporteve zyrtare nga klubi, Mbappé është diagnostikuar me gastroenterit akut – një inflamacion i stomakut dhe zorrëve që shoqërohet me të vjella, diarre dhe dhimbje të forta barku.
Futbollisti është izoluar në dhomën e tij të hotelit për disa ditë, duke ndjekur një regjim të rreptë ushqimor të përbërë vetëm nga fruta dhe lëngje, ndërkohë që nuk ka marrë pjesë në stërvitjet kolektive.