Mali i Zi: Një bisht cigareje shkakton zjarr me dëme prej dy milionë eurosh

Policia malazeze ka arrestuar një person të dyshuar për shkaktimin e një zjarri në një qendër tregtare në Ulqin, i cili ka shkaktuar dëme materiale në vlerë rreth dy milionë euro.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë, është arrestuar një shtetas nga Kosova me inicialet L. H., i cili pak para se të hynte në qendrën tregtare kishte hedhur një bisht cigareje, që më pas ka shkaktuar zjarrin.

Përveç dëmeve të mëdha në qendrën tregtare, një familje pësoi dëme në vlerë prej rreth 20.000 euro, për shkak të dëmtimeve të pjesshme në shtëpinë e tyre.

Gjithashtu, është raportuar edhe dëmtimi i një pompe betoni në pronësi të një subjekti afarist, me dëme të vlerësuara rreth 200.000 euro.

Kategoritë
LajmeRajoni