Lufta në Gaza, IDF hap hetimet për vdekjet e palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite

Ushtria izraelite ka nisur hetimet për vdekjen e palestinezëve që vdiqën në paraburgimin ushtarak izraelit gjatë ofensivës së saj në Gaza, tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Të paktën 36 të burgosur kanë vdekur në objektet e paraburgimit izraelit që nga tetori, sipas deklaratës së IDF të mërkurën, duke përfshirë ata me sëmundje të mëparshme ose lëndime të marra si rezultat i luftimeve.

“Në përputhje me ligjin dhe direktivat e IDF-së, në çdo rast të vdekjes së një të paraburgosuri në një qendër paraburgimi IDF, hapet një hetim penal nga policia ushtarake”, thuhet në deklaratë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Herzi Halevi urdhëroi një komitet këshillues për të hetuar kushtet në objektet e paraburgimit Sde Teiman, Anatot dhe Ofer mes akuzave për keqtrajtim të të burgosurve

Kategoritë
BotaLajme