Prej më shumë se një orë e gjysmë ka nisur takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive politike në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Qëllimi i këtij takimi është zhbllokimi i situatës politike dhe diskutimi për konstituimin e Kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon përbërjen e re të Kuvendit të konstituohet brenda 30 ditëve.
Në takim po marrin pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me deputeten Vlora Çitaku, si dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe shefja e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami ndërsa nga AAK-ja është deputetja Time Kadrijaj.
Të pranishëm janë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, udhëheqësi i GUXO-s, Faton Peci, si dhe përfaqësues të partive të komuniteteve jo shumicë.