LAJMI I FUNDIT: Apeli vendosë t’ia ulë dënimin nga 26 në 22 vite burgim Sali Mustafës

Në Hagë ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës, ku Apeli ka marrë vendim që dënimi t’i zbritet nga 26 vite burgim në 22 duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Aktgjykimi u shpall të enjten në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, nga kryetarja e trupit gjykues Michele Picard.
Kujtojmë se Salih Mustafa fillimisht ishte dënuar me 26 vite burgim për krime lufte.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi