Kush do të udhëheq PDK-në?

Zyrtari i PDK-së, njëherësh ish komandanti i UÇK-së, Hysen Berisha ka deklaruar se në PDK ka kuadro të mjaftueshme që kanë dëshmuar veten edhe para luftës, edhe gjatë e pas luftës që dinë të drejtojnë politikën, për një shtet modern e të mirë për gjithë Kosovën.

Këtë koment e bëri Hyseni në momentin kur nga gazetarët u pyet se kush do të udhëheqë PDK-në tash e tutje pas largimit të Kadri Veselit nga çdo post politik, poashtu edhe nga udhëheqja e partisë.

Ai tha gjithashtu se Kadri Veseli ka këruar qetësi dhe se kështu duhet të ndodhë.

“Të lejohet drejtësia të  bëjë punën e vet, ish-luftëtarët janë për të mbrojtur Kosovën dhe vlerat e luftës nga pretendimet e atyre që kanë dashur ta dëmtojnë imazhin politik të Kosovës në botë, siç kanë qenë pretendimet e Dick Marty-t. Janë organet e partisë që vendosin, unë s’jam pjesë e strukturave dhe ‘skam lidhje me këto tema. Ka kuadro që kanë dëshmuar vetën edhe para luftës, edhe gjatë e pas luftës që dinë të mbajnë politikën për një shtet modern e të mirë për gjithë Kosovën”, tha ai, transmeton lajmi.net.Ai poashtu tha se s’beson se do të ketë humbje të orientimit të PDK-së, pasi janë konsistent për drejtimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s.

“Thirrja e Kryetarit ka qenë për qetësi dhe kështu do të ndodhë, ai ka zgjedhur me shku vet dhe e ka respektu edhe vetë Gjykata në këtë aspekt”, shtoi ai.

Kategoritë
LajmeVendi