Kurti vizitoi tri familje të komuniteteve jo shumicë, përfituese për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar tri familje përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive tek komunitet jo shumicë në Komunën e Pejës.

Fillimisht, kryeministri vizitoi familjen pesë anëtarëshe Palmar nga komuniteti boshnjak e cila, siç tha kryeministri ka pasur shumë nevojë për strehë të qëndrueshme mbi kokë e për banim të dinjitetshëm, njofton ZKM.

“Më pas, vizitoi familjen Hagjijaj, nga radhët e komunitetit rom, e cila gjithashtu kishte nevojë për kushte dhe banim të dinjitetshëm. Aty falënderoi familjen Hagjijaj për mikpritjen dhe punëtorët për punën që e kanë bërë.

Kurse në fshatin Treboviq, vizitoi dhe u takua me shtatët anëtarët e familjes Saku nga komuniteti egjiptian të cilët në muajin dhjetor do të jenë me shtëpi të re”, thuhet në njoftim.

Tre milionë euro ka qenë buxheti i programit për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të komuniteve jo shumicë në komunë këtë vit.

“Në kuadër të ​tij në proces të përfundimit të ndërtimit janë 57 shtëpi. Krahas tyre punimet janë duke u zhvilluar edhe për renovimin e 230 shtëpive tjera. Ky program do të vazhdojë edhe me thirrje e dyte vitin tjetër, për të cilën thirrje tashmë është ndarë buxhet në vlerë prej tre milionë euro”, njofton ZKM.

Kategoritë
LajmeVendi