Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, sot pati një drekë pune të përbashkët me të, Ambasadorin e Suedisë, Jonas Ëesterlund, Ambasadoren e Holandës, Karin Boven, Ambasadorin e Belgjikës, Grégoire Cuvelier dhe Shefin e Misionit në Ambasadën e Luksemburgut, Eric Dietz.
Siç tha Zyra e Kryeministrit, ata kanë diskutuar rreth “zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë dhe tema tjera me interes në kuadër të komunikimeve dhe shkëmbimeve të rregullta ndërmjet Qeverisë dhe shteteve partnere”.
ZKM tha se Kurti shprehu mirënjohjen e tij për “raportet e mira dhe për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre shteteve ndaj Kosovës, sidomos në proceset integruese në Bashkimin Europian dhe NATO”.