Kurti i raporton nesër kuvendit për takimin e fundit në Bruksel

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të premten duke filluar nga ora 11:00.

Si pikë e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Albin Kurti për takimin e fundit që kishte në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë më 26 tetor, transmeton KlanKosova.tv.

Po ashtu në redn të ditës është përsëri rezoluta për mbështetjen financiare për Policinë e Kosovës si dhe ajo për nevojën e ngritjes së koeficientit të pagave.

Përveç tyre kuvendi ka për t’i trajtuar edhe nëntë pika të tjera.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi