Kryetari i Federatës Turke të Futbollit (TFF), İbrahim Hacıosmanoğlu, foli para ndeshjes me Rumaninë dhe u shpreh me tone të forta. Ai tha: “Është mirë të mos flasim shumë me bindje, por Rumania, Kosova dhe Sllovakia… Nëse nuk mund t’i mundim këto ekipe, atëherë s’ka kuptim të shkojmë në Amerikë.”
Kryetari i TFF-së, İbrahim Hacıosmanoğlu, vlerësoi ndeshjen që Kombëtarja e Turqisë do të luajë me Rumaninë si dhe shanset për Kupën e Botës.
Duke folur për TRT Spor, Hacıosmanoğlu theksoi se do të bëjnë maksimumin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.
“KEMI TËRHEQUR NJË SHORT SHUMË TË MIRË”
Më tej, ai u shpreh se Turqia ka pasur një short shumë të favorshëm për grupet e Kupës së Botës.
“E kam thënë gjithmonë, disa miq mund të mërziten, por nuk po i quaj askënd pa karakter. Kemi një ekip shumë të mirë, si nga cilësia ashtu edhe nga karakteri. Ata meritojnë gjithçka. Kemi tërhequr një short shumë të mirë për Amerikën. Dashtë Zoti t’i kalojmë këto dy ndeshje pa probleme,” u shpreh ai.












