Kryeministri sllovak Fico i nënshtrohet një operacioni të dytë

“Ai është i vetëdijshëm, gjendja e tij është stabile, por ende mbahet në trajtim intensiv. Gjendja e tij është jashtëzakonisht serioze”, tha Miriam Lapunikova, drejtoresha e spitalit ku po trajtohet kryeministri sllovak

Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili mbeti i plagosur në një sulm të armatosur, iu nënshtrua sot për herë të dytë operacionit, pas operacionit të tij të parë më 15 maj, transmeton Anadolu.

Zv/kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak dhe Miriam Lapunikova, drejtoresha e spitalit Roosevelt ku po trajtohet Fico, në një konferencë për media dhanë informacione për situatën e fundit të kryeministrit.

Drejtoresha e spitalit Lapunikova deklaroi se pas operacionit të parë, Fico sot i është nënshtruar një operacioni të dytë dhe se janë pastruar qelizat dhe indet e vdekura të mbetura në zonën e lënduar pas plagëve nga armë zjarri.

Duke vënë në dukje se kjo është një procedurë standarde, Lapunikova: “Ai është i vetëdijshëm, gjendja e tij është stabile, por ende mbahet në trajtim intensiv. Gjendja e tij është jashtëzakonisht serioze”.

Lapunikova tha se një grup i krijuar në spital çdo ditë vlerëson gjendjen shëndetësore të kryeministrit dhe vepron në përputhje me rrethanat dhe se grupi ka diskutuar edhe nëse Fico duhet të transferohet apo jo nga spitali ku ndodhet në kryeqytetin Bratislavë.

Zv/kryeministri Kalinak vuri në dukje se 4 ditët e para janë periudha më e vështirë në dëmtimet me armë dhe se kontrolle të tilla kryhen rregullisht.

Kalinak theksoi se ofertat për ndihmë mjekësore u janë përcjellë atyre nga shumë vende, duke shtuar: “Ne të gjithë, përfshirë kryeministrin, kemi besim të plotë në kapacitetin e spitalit Roosevelt në Banska Bystrica. Ekipi është jashtëzakonisht profesional”.

Tentativa për atentat ndaj Ficos

Fico u sulmua teksa po përshëndetej me njerëzit që prisnin para ndërtesës pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mbajtur në qytetin Handlova, afërsisht 200 kilometra larg kryeqytetit Bratislavës.

Në shtypin e vendit u theksua se sulmin e kreu Juraj C, një shtetas sllovak 71 vjeç, me arsyen se nuk i pëlqenin politikat e qeverisë.

Fico, i cili u godit nga më shumë se një plumb në trupin e tij, u dërgua me helikopter ambulancë në spitalin Roosevelt në provincën Banska Bystrica për ndërhyrje urgjente dhe për të mos humbur kohë.

Kategoritë
BotaLajme