Kryeministri izraelit paraqitet në gjykatë për akuzat për korrupsion pas pauzës disamujore

Netanyahu është lideri i parë izraelit në historinë e vendit që është paraqitur në gjykatë si i pandehur kriminal

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut në Tel Aviv në procesin gjyqësor për korrupsion, pas një pauze njëmujore, transmeton Anadolu.

Procesi u pezullua në dhjetor pasi kryeministri iu nënshtrua një operacioni.

Mediat izraelite publikuan pamjet e Netanyahut duke hyrë në gjykatë, i shoqëruar nga mjeku i tij Tzvi Berkovich.

Të premten, Netanyahu i kërkoi gjykatës të shtyjë seancën gjxyqësore për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, por kërkesa e tij u refuzua. Netanyahu i tha gjykatës se donte të pushonte për t’u shëruar, për shkak të infeksionit nga operacioni i prostatës.

“Më jepni një pushim”, i tha Netanyahu gjykatës, siç citohet nga e përditshmja “The Jerusalem Post”. Kjo është hera e shtatë që Netanyahu paraqitet në gjykatë për procesin gjyqësor për akuzat për korrupsion.

Ai përballet me tre raste të veçanta korrupsioni të ngritura në vitin 2019 kundër tij, të cilat përfshijnë akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

Kryeministri izraelit mohon çdo keqbërje, duke i quajtur akuzat “të rreme”. Netanyahu është lideri i parë izraelit në historinë e vendit që është paraqitur në gjykatë si i pandehur kriminal.

Sipas ligjit izraelit, atij nuk i kërkohet të japë dorëheqjen përderisa nuk dënohet nga Gjykata e Lartë, një proces që mund të zgjasë disa muaj.

Netanyahu përballet gjithashtu me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, teksa Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdherarreste për të dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, në nëntor 2024 për mizoritë në Gaza, ku janë vrarë mbi 47.300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Më 19 janar hyri në fuqi një marrëveshje armëpushimi, e cila ndaloi luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza.

Kategoritë
BotaLajme