Kryediplomatja e BE-së mbi ndalimin e anijes “Madleen” nga Izraeli: E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet

“E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet edhe në ujërat ndërkombëtare. Mbrojtja e qytetarëve të BE-së në bord është përgjegjësi e vendeve të BE-së”, tha Kallas

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, lidhur me ndalimin e anijes “Madleen” që transportonte ndihma humanitare për në Gaza nga Izraeli në ujërat territoriale ndërkombëtare tha se “e drejta ndërkombëtare duhet të zbatohet edhe në ujërat ndërkombëtare”, transmeton Anadolu.

Kallas bëri një deklaratë të përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar pas takimit të dialogut strategjik BE-Indi.

Ajo iu përgjigj pyetjes së Anadolu-s në lidhje me ndalimin e anijes me emrin “Madleen” nga Izraeli, e cila po transportonte ndihma humanitare për në Gaza dhe në bord kishte 9 qytetarë të BE-së, njëri prej të cilëve ishte anëtarja e Parlamentit Evropian (PE), Rima Hassan.

Kallas tha se mbrojtja e qytetarëve të BE-së është “përgjegjësi e vendeve të BE-së”.

Kur iu kujtua se ndalimi i anijes në ujërat ndërkombëtare ishte i paligjshëm dhe se veprimi u dënua nga shumë vende, Kallas tha: “E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet edhe në ujërat ndërkombëtare. Megjithatë, sot ne (me Jaishankar) folëm për nevojën për të forcuar të drejtën ndërkombëtare detare”.

Kategoritë
BotaLajme