Kryediplomati spanjoll: Do t’i kërkojmë BE-së të jetë e guximshme në sanksionet kundër Izraelit

– Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, tha se do t’u kërkojë homologëve të tij të BE-së që të pezullojnë menjëherë Marrëveshjen e Asociimit Izrael-BE, të vendosin embargo armësh dhe sanksione ndaj zyrtarëve izraelitë

 Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, tha se do t’u kërkojë homologëve të tij të tregojnë guxim në vendosjen e sanksioneve kundër Izraelit në takimin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) që mbahet në Bruksel, raporton Anadolu.

Duke folur me gazetarët përpara takimit në Bruksel, Albares tha se do t’u kërkojë homologëve të tij të BE-së që të pezullojnë menjëherë Marrëveshjen e Asociimit Izrael-BE, të vendosin embargo armësh dhe sanksione individuale ndaj zyrtarëve izraelitë.

Albares pohoi se BE-ja duhet të jetë e guximshme në vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit, përndryshe sipas tij gjithçka do të jetë dështim.

Kategoritë
BotaLajme