Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i thërrasë liderët e partive politike në takime gjatë ditëve në vijim.

Kështu ka njoftuar për GazetaBlic, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend të respektojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mbyllin seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç kërkohet nga Gjykata,” tha ai për GazetaBlic.

Kupina shtoi se nëse do të ketë nevojë, presidentja është e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime të mëtejshme.

Deri tani, për të 38-ën herë, ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, duke mos u arritur ende zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së Parlamentit, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi