Rusia: 8 raketa të multi-raketahedhësit HIMARS u goditën në ajër në rajonin Kherson të Ukrainës

“Në afërsi të njësisë së vendbanimit Kakhovka në rajonin Kherson u goditën në ajër gjithsej 13 raketa të multi-raketahedhësve, përfshirë 8 raketa të multi-raketahedhësit HIMARS”

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, tha se 8 raketa të multi-raketahedhësit HIMARS u goditën në ajër në rajonin Kherson të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Konashenkov bëri deklarata lidhur me aktivitetet e forcave të ushtrisë ruse në luftën Rusi-Ukrainë.

Në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës janë vrarë rreth 30 ushtarë ukrainas, ndërsa janë shkatërruar 14 pajisje ushtarake, njoftoi Konashenkov, i cili pretendoi se në mbi 50 ushtarë dhe automjete ushtarake speciale janë shkatërruar si rezultat i sulmit të ndërmarrë kundër pozicioneve Brigadës së 28-të të Mekanizuar në rajonin Mykolaiv.

Konashenkov pretendoi se në rajonin Donetsk janë goditur 100 ushtarë ukrainas, 2 tanke dhe 15 automjete, ndërsa vuri në dukje se në 24 orët e fundit janë shkatërruar 8 qendra menaxhimi dhe 6 depo të municioneve.

“Në afërsi të njësisë së vendbanimit Kakhovka në rajonin Kherson u goditën në ajër gjithsej 13 raketa të multi-raketahedhësve, përfshirë 8 raketa të multi-raketahedhësit HIMARS”, tha Konashenkov, duke shtuar se janë rrëzuar edhe 5 mjete ajrore pa pilot.

“Deri më sot janë rrëzuar 267 avionë, 148 helikopterë, 1.790 mjete ajrore pa pilot, ndërsa janë shkatërruar 368 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 4.372 tanke dhe mjete të blinduara, 814 multi-raketahedhëse, 3.329 obusë dhe mortaja, si dhe 5.016 mjete ushtarake të veçanta të ushtrisë së Ukrainës”, deklaroi Konashenkov.

Kategoritë
BotaLajme