Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë nesër një ndeshje miqësore kundër Armenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në konferencën për media para ndeshjes, trajneri Franco Foda u shpreh se, pavarësisht mungesës së disa lojtarëve kyç, skuadra do të japë maksimumin me lojtarët që ka në dispozicion, raporton Ekonomia Online.
“Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejt dhe kanë treguar performancë të mirë. Qëllimi është t’i fitojmë këto dy ndeshje, pa eksperimentime, sepse po përgatitemi për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror”, tha Foda.
Ai shtoi se lëndimet janë pjesë e futbollit, por do të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj para ndeshjeve të shtatorit.
“Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejt, i kemi vëzhguar dhe kanë treguar performancë të mirë. Do të mbetet të shihet nesër para lojës. Qëllimi kryesor është që këto dy ndeshje t’i fitojmë. Nuk duam të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror. Është me rëndësi që të dalin në fushë lojtarët më të mirë. Lëndimet janë pjesë e futbollit. Jam trajner që punoj me ata që janë në dispozicion, por dihet që disa lojtarë të rëndësishëm mungojnë dhe po mundohemi t’i zëvendësojmë. Do t’u japim mundësi lojtarëve të rinj të tregojnë veten para ndeshjeve të shtatorit”, tha Foda.