Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në edicionin e ri të UEFA Ligës së Kombeve.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Dardanët do të garojnë në Ligën B, në Grupin B4, ku do të kenë përballë Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë.
Kosova do të synojë të paraqitet sa më mirë në këtë edicion të garës, në të cilën do të përballet me tri kombëtare evropiane.
FFK-ja ka publikuar grupin e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke u uruar suksese Dardanëve. /Lajmi.net/
