Sulmuesi i klubit CD Tenerife, Jesus de Miguel u shtrua në spital pas përplasjes me portierin e klubit FC Andorra gjatë një ndeshjeje të kategorisë së dytë.
Futbollisti spanjoll Jesus de Miguel ndërroi jetë sot në moshën 30-vjeçare, një ditë pasi pësoi një dëmtim pas një përplasjeje në fushë gjatë ndeshjes në kategorinë e dytë, njoftoi klubi i tij CD Tenerife.
“Me zemër të thyer, me një nyjë në fyt dhe pa mundur ta besojmë se kjo është e vërtetë, CD Tenerife njofton ndarjen tragjike nga jeta të Jesus de Miguel Alameda në orën 08:00 të së martës”, thuhet në deklaratën e klubit.
Sulmuesi u përplas me portierin e klubit FC Andorra, Jesus Owono, teksa të dy po luftonin për topin në minutat e fundit të ndeshjes të së hënës në LaLiga Hypermotion, në stadiumin “Heliodoro Rodriguez Lopez” të Tenerife-s.
Ekipi mjekësor i dha ndihmën e parë De Miguelit në fushë, përpara se ai të transportohej me ambulancë në spital, ndërsa ndeshja u ndërpre.
Tenerife njoftoi të hënën se ai ishte shtruar në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin universitar Nuestra Senora de Candelaria, në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.