Kosova debuton për herë të parë në Kampionatin Evropian Ekipor të Golfit

Kosova debuton për herë të parë në Kampionatin Evropian Ekipor të Golfit

Sot po mbahen ushtrimet zyrtare të European Team Shield Championship – Malta 2026, kampionat i organizuar nga European Golf Association, ku Kosova po merr pjesë për herë të parë në historinë e saj të golfit.

Përfaqësuesja e Kosovës do të garojë me lojtarët Albin Arifi, Azer Bislimaj, Mërgim Gjinovci dhe Qëndrim Alija, nën mbikëqyrjen e kapitenit Arif Arifi, të cilët do të mundohen të japin maksimumin e tyre në përfaqësim të Republikës së Kosovës.

Mbështetja e Ministrisë së Sportit është gjithashtu pjesë e vazhdimësisë së përkrahjes për sukseset e Federatës së Golfit të Kosovës.

Kosova po shkruan një kapitull të ri në historinë e golfit, duke u paraqitur për herë të parë në një garë të tillë ndërkombëtare.

Kategoritë
Sport