Konfirmohen rastet e para të gripit të shpendëve H5N8 tek njerëzit

Së fundmi janë konfirmuar rastet e para të personave të infektuar me llojin e gripit të shpendëve H5N8.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 7 rastet e para janë  zbuluar tek punëtorët në një fermë pulash dhjetorin e kaluar në jug të Rusisë të cilët kanë informuar dhe  Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ndër të tjera bëhet me dije se rastet e para të gripit të shpendëve të zbuluara nga studiuesit në  rusi bëhet me dije se nuk kanë shenja të transmetimit midis njerëzve.

Ndërkohë punëtorët e infektuarit me H5N8, nuk kanë pësuar ndonjë pasojë serioze shëndetësore dhe që prej asaj kohe janë shëruar plotësisht.

Kategoritë
BotaLajme