‘Komercijalna Banka’ pushon aktivitetin në Kosovë, klientët ishin njoftuar qysh në dhjetor

‘Komercijalna Banka’ pushon aktivitetin në Kosovë, klientët ishin njoftuar qysh në dhjetor

“Komercijanlna Banka” nuk funksionon më në Kosovë. Siç raporton “Radio Kim”, dega e kësaj banke në Graçanicë është mbyllur dhe janë hequr tabelat dhe bankomatët që kishin qenë të vendosur në afërsi të filialit në oborrin e Qendrës së Kulturës, shkruan KosSev.

Njoftimi për mbylljen e kësaj banke iu kishte shkuar klientëve dh punonjësve në fundin e vitit të kaluar dhe qytetarët që kanë pasur llogari të hapura janë njoftuar me mesazhe për mbylljen e bankës.

KosSev shkruan se punonjësit që marrin paga na Serbia, është dashur që të hapin llogari të reja në Bankën e Kursimeve Postare, transmeton Express.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova