– Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në qytetin Medellin të Kolumbisë.
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në qytetin Medellin të Kolumbisë, raporton Anadolu.
Kryetari i Bashkisë së Medellinit, Federico Gutierrez foli lidhur me rrëshqitjet e dheut që ndodhën në zonat Bello dhe Altos de Oriente të qytetit pas shirave të rrëmbyeshëm.
Gutierrez deklaroi se si pasojë e rrëshqitjeve të dheut humbën jetën 11 persona ndërsa 15 persona janë të zhdukur. Ai vuri në dukje se 10 shtëpi u shkatërruan dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre ditë e natë.
Mediat lokale raportojnë se ekziston frika se numri i viktimave do të rritet më shumë. Në media ka shkaktuar diskutime fakti që shumë shtëpi janë ndërtuar në shpate kodrash pa leje.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë qenë efektivë në të gjithë Kolumbinë që nga marsi duke shkaktuar viktima dhe humbje pronash në shumë rajone.