Kjo është fotoja e vitit, e zgjedhur nga World Press Photo!

Fotoja e një gruaje palestineze që mban trupin e mbuluar me qefin të mbesës së saj të vrarë gjatë një bastisjeje izraelite në Gaza është vlerësuar me çmimin e parë World Press Photo.

Fotoja i përket fotoreporterit të Reuters Mohammed Salem dhe tregon Inas Maamar duke përqafuar trupin e pajetë të mbesës së saj pesëvjeçare, Sally, e cila u vra së bashku me nënën dhe motrën e saj nga një raketë izraelite që goditi shtëpinë e tyre në Khan Younes në tetor.

Mohammed Salem ishte në spitalin Nasser në Khan Younes më 17 tetor kur pa 36-vjeçaren Inas Abu Maamar në morg duke mbajtur trupin e vajzës së vdekur të mbështjellë me një qefin.

Kategoritë
BotaLajme