KFOR-i kryen patrullë sigurie përgjatë vijës kufitare

KFOR-i njofton se toga italiane e inxhinierëve ORF po kryen patrullë sigurie standarde përgjatë vijës kufitare.

Me anë të një postimi në Facebook thuhet se KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij në Kosovë.Bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, KFOR është këtu për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.

Kategoritë
LajmeVendi