Kërcënoi se do të hidhte veten në erë në konsullatën iraniane, arrestohet një person në Paris

Një burrë është arrestuar në konsullatën iraniane në Paris pasi kërcënoi se do të hidhte veten në erë me eksploziv. Burri u pa rreth orës 11:00 duke hyrë në konsullatë, duke mbajtur atë që dukej të ishte një granatë.

Burri më vonë u largua nga konsullata dhe pasi u kontrollua u zbulua se nuk mbante asnjë eksploziv. Nuk është e qartë nëse indicenti ka lidhje me tensionet aktuale midis Iranit dhe Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme