KEDS thotë se rryma është kthyer nëpër lagje të Prishtinës, pati një prishje

KEDS thotë se rryma është kthyer nëpër lagje të Prishtinës, pati një prishje

Një pjesë e Prishtinës pasditen e së enjtes mbetën pa energji elektrike. Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike, KEDS, tha për Gazetën Online se pati një prishje.

Lulzim Krasniqi, që është zëdhënës për media në këtë kompani, tha se pati një prishje.

“Ka pasur një prishje më herët por tani rryma është kthyer”, tha Krasniqi në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, megjithatë, një pjesë te rruga “UÇK” në kryeqytet, vazhdon të mos ketë rrymë.

Nga KEDS-i më herët patën thënë se ky dimër do të jetë stabil për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë./Reporteri.net

 

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova