Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim kapitenin e Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësin e Napolit, Amir Rrahmani.
Në prani të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe deputetit dhe trajnerit të njohur Bylbyl Sokoli, Kurti e ka uruar Rrahmanin për sukseset e tij në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një nga futbollistët më të mirë dhe më të suksesshëm që ka pasur Kosova ndonjëherë.
“Prej Drenice në Shqipëri te Partizani i Tiranës, prej aty në Kroaci te Split, Lokomotiva dhe Dinamo e Zagrebit, e më pas në Itali te Verona dhe Napoli – Amir Rrahmani është një rrugëtim suksesi për t’u ndjekur nga të gjithë sportistët tanë të rinj”, ka shkruar Kurti në rrjete sociale.