Kadrijaj: Sa herë që kjo Qeveri ka marrë veprime pa koordinim me aleatët ka dështuar

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se Qeveria Kurti sa herë ka marrë veprime pa koordinim me aleatët ka dështuar.

Kadrijaj gjithashtu ka thënë se tashmë fokusi i ndërkombëtarëve nuk do të jetë më tek Kosova, por tek zgjedhjet në BE dhe SHBA.

Kemi qenë komplet të dështuar. Tash do të ketë zgjedhje në SHBA dhe BE. Tani fukusi i ndërkombëtarëve dhe Kosova nuk është qendra e botës dhe nuk do të kemi fokusin që ishte dashur me pas.” – ka thënë Kadrijaj.

Ndër të tjera, deputetja e AAK-së ka thënë se opozita e ka përkrahur Qeverinë aktuale për nismat që janë në interes të Kosovës, duke votuar edhe marrëveshjet ndërkombëtare, por që as këto nuk kanë sjellur rezultat për vendin.

Ju e dini që si parti opozitare dhe e kemi përkrahur këtë Qeveri dhe i përkrahim nismat që janë në interes të Kosovës, por asnjë nga këto s’kishte rezultat. Kjo Qeveri sa herë ka marr veprime pa koordinim me aleatët tanë ka dështuar. Ne luftën e kemi fituar me aleatët, paqen e kemi fituar me ta dhe Kosova nuk ka të ardhme pa përkrahjen e tyre.” – ka thënë Kadrijaj për frontonline.
Kategoritë
LajmeVendi