Kadrijaj: Nuk na befason gjuha e Vuçiqit, ishte bashkëpunëtor i Millosheviçit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas deklaratave të fundit të Aleksandër Vuçiq-it, ku ka thënë se gjuha shoveniste e tij nuk na befason duke pasur parasysh se ai ishte bashkëpunëtor i Millosheviçit.

“Këto fraza nuk na frikësojnë, sepse nuk jemi frikësu as atëherë kur ua treguam vendin në vitin 98/99.

Sot Kosova është vend i pavarur por ka edhe ushtrinë e vet”, ka thënë në reagimin e saj Kadrijaj.

Ajo tutje ka thënë se destabilizues të rajonit është Vuçiqi dhe politika e tij.

“Po më befason heshtja e vendeve të BE-së, karshi këtyre deklaratave. Po të kishte pasur këso lloj deklaratash nga politika kosovare, me siguri tani do na kishin gozhduar me reagime.

Standardi i dyfishtë nuk ju bën nder.

Këtu jemi për Kosovë e popullin tonë.”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet