Kabineti i Fico-s njoftoi: Jeta e tij është në rrezik, orët e ardhshme janë vendimtare

Zyra e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, ka njoftuar pas të shtënave në të cilat mbeti i plagosur kryeministri sllovak, të cilin e njoftuan opinionin për gjendjen e tij.

Në një njoftim për mediat nga zyra e Ficos, ata deklaruan se në drejtim të kryeministrit sllovak janë qëlluar disa plumba dhe se jeta e tij është në rrezik.

“Në këtë moment ai po transportohet me helikopter për në Bansko Bistrica. Udhëtimi për në Bratislavë do të zgjaste shumë dhe duhet intervenim urgjent. Orët e ardhshme janë vendimtare”, thanë ata.

Kujtojmë se Fico u plagos në qytetin Handlova gjatë një pushimi në seancën e Parlamentit Sllovak.

Fico mbeti i plagosur në bark dhe gjoks dhe sulmuesi dyshohet se i kishte thënë para sulmit: “Robo hajde këtu” dhe aty kanë nisur të shtënat.

Pas kësaj ngjarjeje është ndërprerë seanca e Kuvendit dhe kanë reaguar shumë politikanë, mes tyre edhe presidentja e vendit, Zuzana Çaputova.

“Jam i tronditur dhe e dënoj fuqishëm sulmin e pamenduar ndaj kryeministrit. I uroj Roberto Ficës shumë forcë në këtë moment kritik për t’u rikuperuar nga sulmi”, tha Çaputova.

Kategoritë
BotaLajme