Rreth 80,000 ushtarë amerikanë janë të vendosur në vendet evropiane të NATO-s për të ofruar mbështetje për aleatët amerikanë dhe për të parandaluar agresionin e mëtejshëm rus.
Ky informacion përmendet në një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe kryetarit të përkohshëm të Senatit, lidhur me raportin për kompetencat luftarake të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Në letër thuhet se “në promovimin e përpjekjeve kundër terrorizmit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të bashkëpunojnë me partnerë në mbarë botën”.
“Në këtë kontekst, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur forca për të kryer operacione kundër terrorizmit, si dhe për të këshilluar, ndihmuar dhe mbështetur forcat e sigurisë të partnerëve të zgjedhur të huaj në operacionet kundër terrorizmit”, thuhet në letër.
Ndër të tjera, raporti gjithashtu thekson se rreth 80,000 personel ushtarak amerikan është stacionuar në vendet evropiane të NATO-s.
“Rreth 80,000 anëtarë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara janë caktuar ose vendosur në vendet e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Evropë, përfshirë ata që janë vendosur për të garantuar aleatët tanë dhe për të parandaluar agresionin e mëtejshëm rus”, thuhet në letër.
Në fillim të vitit 2022, Biden shqyrtoi dhe zyrtarisht miratoi vendosjen e forcave të tjera ushtarake amerikane në Evropën Lindore për shkak të kërcënimit të agresionit rus.

