– Për shkak të rrezikut të sulmeve dhe tingullit të sirenave, izraelitët e kaluan natën në strehimore të ngritura në parkingjet e stacioneve të metrosë dhe qendrave tregtare në të gjithë kryeqytetin Tel Aviv.
Edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë vonë propozoi një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, izraelitët kaluan natën nëpër strehimore, raporton Anadolu.
Për shkak të rrezikut të sulmeve dhe tingullit të sirenave, izraelitët e kaluan natën në strehimore të ngritura në parkingjet e stacioneve të metrosë dhe qendrave tregtare në të gjithë kryeqytetin Tel Aviv.
Trump mbrëmë njoftoi se është arritur një “armëpushim i plotë dhe total” midis Izraelit dhe Iranit dhe se në këtë mënyrë lufta do të përfundojë.
Qeveria izraelite, nga ana tjetër, mëngjesin e sotëm njoftoi se ka pranuar propozimin e Trumpit për armëpushim, duke pretenduar se ka eliminuar kërcënimet kundër saj në Iran.
Tensioni rajonal u përshkallëzua ndjeshëm të dielën pasi SHBA-ja bombardoi objektet bërthamore të Iranit, Fordo, Natanz dhe Isfahan.
Sulmet amerikane ishin përshkallëzimi më i fundit në një sulm ushtarak izraelit të mbështetur nga SHBA-ja ndaj Iranit që nga 13 qershori, duke e shtyrë Teheranin të nisë sulme hakmarrëse ndaj Izraelit.
Autoritetet izraelite thanë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që atëherë në sulmet me raketa iraniane.
Ndërkohë, në Iran, të paktën 430 persona janë vrarë dhe më shumë se 3.500 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit.