Izraeli vazhdon të shembë shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor

“Izraeli ka shembur rreth 500 shtëpi që kur filloi sulmet në kamp. Çdo ndërtesë e shkatërruar përbëhet nga të paktën 5 apartamente. Qindra familje kanë mbetur pa strehë”, tha aktivisti Al-Zuheyri

 Izraeli vazhdon të shembë shtëpitë palestineze si pjesë e sulmeve të saj të vazhdueshme në kampin e refugjatëve “Nur Shams” në Tulkarm të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Ushtarët izraelitë prej 127 ditësh vazhdojnë sulmet në kampin e refugjatëve “Nur Shams”, ku tensionet në terren janë në rritje.

Sulejman al-Zuheyri, studiues, shkrimtar dhe aktivist nga kampi i refugjatëve “Nur Shams”, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se forcat izraelite kanë shembur shumë shtëpi për ditë me qëllim ndryshimin e strukturës gjeografike dhe demografike të kampit.

– “Izraeli ka shembur rreth 500 shtëpi që kur filloi sulmet ndaj kampit”

“Izraeli ka shembur rreth 500 shtëpi që kur filloi sulmet në kamp. Çdo ndërtesë e shkatërruar përbëhet nga të paktën 5 apartamente. Qindra familje kanë mbetur pa strehë. Forcat pushtuese pretendojnë se po ‘përpiqen të hapin rrugët për arsye sigurie’, por në realitet përpiqen të eliminojnë simbolet e kampit, të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë dhe dëshmitë e Nakbës”, tha Al-Zuheyri.

Ushtria izraelite më 21 janar nisi sulme në qytetin e Jeninit dhe rrethinat e tij në veri të Bregut Perëndimor dhe më vonë i zgjeroi ato në kampet e refugjatëve “Tulkarm” dhe “Nur Shams”.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi se këto prishje ishin pjesë e një plani që mbulon 106 ndërtesa që Izraeli njoftoi majin e kaluar. Plani parashikon prishjen e 58 ndërtesave në kampin e refugjatëve “Tulkarm” dhe 48 në kampin e refugjatëve “Nur Shams” me pretendimin e “hapjes së rrugës” dhe “ndryshimit të strukturës gjeografike të rajonit”.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 5.000 familje ose afërsisht 25.000 njerëz janë zhvendosur nga kampet e refugjatëve “Jenin” dhe “Nur Shams” për shkak të sulmeve izraelite. Të paktën 400 shtëpi janë shkatërruan plotësisht dhe 2.573 shtëpi janë dëmtuar pjesërisht.

Kategoritë
BotaLajme