Ish-shefi i policisë arrestohet në Turqi për bashkëpunim me Mossad, i trajnuar në Beograd

Policia turke ka arrestuar shtatë persona, duke përfshirë një ish-shef policie, të dyshuar për shitjen e informacionit në shërbimin e inteligjencës izraelite Mossad.

Në një operacion të përbashkët të organizuar nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MİT) dhe Dega e Antiterrorizmit të Policisë së Stambollit, u arrestuan shtatë persona të dyshuar për shitjen e informacionit në Mossad, njoftoi agjencia turke e inteligjencës.

Sipas agjencisë së inteligjencës MIT, detektivi, i cili ishte një ish-nëpunës civil, dyshohet për mbledhjen e informacionit rreth kompanive dhe individëve të Lindjes së Mesme në Turqi dhe instalimin e pajisjeve gjurmuese.

U konstatua se një nga të dyshuarit, Hamza Turhan Ayberk, një ish-nëpunës civil, d.m.th ish-shefi i policisë, ka bashkëpunuar me Mossad-in, i cili kontaktoi Ayberk përmes agjentit të tij të koduar “Viktoria”.

MİT zbuloi se Ayberk dha informacion në këmbim të parave.

“Ne nuk do të lejojmë kurrë që të kryhen aktivitete spiunazhi brenda kufijve të vendit tonë. Do t’i kapim një nga një dhe do t’i nxjerrim para drejtësisë,” tha Ali Yerlikaya, ministri i brendshëm i Turqisë.

Detektivi turk ishte trajnuar nga Mossad në Beograd dhe merrte pagesa në kriptovaluta që nuk figurojnë në të dhënat zyrtare, tha MIT, raporton Guardian.

Për kujtesë, Turqia është shumë kritike ndaj luftës së Izraelit në Gaza, prandaj më parë e paralajmëroi Izraelin për “pasoja të rënda” nëse përpiqet të gjuajë anëtarët e Hamasit që jetojnë jashtë territoreve palestineze, përfshirë Turqinë.

Kategoritë
BotaLajme