Irani sulmon me dronë Izraelin, Netanyahu: Do të përgjigjemi me të njëjtën mënyrë

Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit me dhjetëra dronë.

Dronët vlerësohet se kërkojnë disa orë për të kaluar një distancë të tillë, sipas faqes së lajmeve Axios.

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli është gati për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani dhe do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

“Qytetarët e Izraelit, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani. Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura dhe ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është i fortë, publiku është i fortë. Ne e vlerësojmë SHBA-në për qëndrimin në krah të Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera”, u shpreh Netanyahu.

Kategoritë
BotaLajme