Irani ka nisur një sulm ndaj bazës amerikane Al Udeid në Katar, kanë konfirmuar burime izraelite për median amerikane Axios.
Sipas raportimit, ndaj bazës Al Udeid janë lëshuar të paktën gjashtë raketa. Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për dëme apo persona të plagosur.
Gazeta Times of Israel shkruan gjithashtu se një raketë është lëshuar edhe drejt një baze tjetër amerikane që ndodhet në Irak.