Sulmi ndodhi një ditë pasi forcat amerikane bombarduan tre centrale bërthamore në Fordo, Natanz dhe Isfahan.
Izraeli nisi sulme të reja ajrore në objektin bërthamor Fordo, në jug të kryeqytetit iranian, Teheran, njoftuan mediat iraniane, transmeton Anadolu.
“Para pak çastesh, armiku agresor sulmoi përsëri objektin bërthamor Fordo”, tha një zëdhënës i Shtabit të Menaxhimit të Krizave të Provincës Qom.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim konfirmoi sulmin, pa dhënë detaje rreth dëmeve.
Sulmi ndodhi një ditë pasi forcat amerikane bombarduan tre centrale bërthamore në Fordo, Natanz dhe Isfahan.
– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, si dhe komandën e lartë ushtarake.
Në Iran, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulme.
Ministria iraniane e Shëndetësisë njoftoi më 21 qershor se numri i përgjithshëm i viktimave civile në sulmet izraelite ishte 430 dhe numri i të plagosurve tejkaloi 3.500.
Zyra e Kryeministrit izraelit raportoi se 24 persona u vranë dhe 1.272 u plagosën në hakmarrjet e kryera nga ushtria iraniane.
Shumë vende, veçanërisht Turqia, dënuan sulmet e Izraelit.