Irani nis sulmin ndaj Izraelit, dronëve do të duhen orë të tëra për të arritur objektivat

Irani ka nisur një sulm ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra dronë dhe vlerësohet se atyre do t’u duhen disa orë për të mbuluar distancën dhe për të arritur objektivat.

Përdoruesit e mediave sociale po postojnë video të avionëve që udhëtojnë drejt Izraelit, duke pretenduar se mund të shihen në qiell mbi Irak.

Prej disa ditësh pritet një sulm iranian ndaj Izraelit, pasi izraelitët goditën konsullatën iraniane në Siri.

Autoritetet izraelite thanë më herët se janë gati të mbrohen dhe se presin një sulm iranian. Në këtë drejtim, ata ndaluan tubimet në të gjithë vendin, si dhe të gjitha aktivitetet edukative.

Zhvillimi i fundit ndodhi sot kur iranianët kapën një anije mallrash të dyshuar izraelite pranë ngushticës së Hormuzit dhe shumë vende u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të mos udhëtojnë në Iran, Izrael, Liban dhe territoret e pushtuara palestineze për shkak të kësaj situate. Disa kompani kanë anuluar fluturimet drejt këtyre vendeve.

Kategoritë
BotaLajme