Irani: Do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo sulmi nga Izraeli

– “Nëse sulmohemi nga armiku, do të përgjigjemi me vendosmëri. Republika Islamike e Iranit është e gatshme t’i përgjigjet çdo sulmi, duke u mbështetur në largpamësinë e popullit të saj dhe fuqinë e ushtrisë së saj”, theksohet në deklaratë

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit në një deklaratë theksoi se do t’i përgjigjen me vendosmëri çdo sulmi nga Izrael, transmeton Anadolu.

Në deklaratë thuhet se populli iranian po vepron me rezistencë dhe vendosmëri, dhe theksoi se sulmet e fundit ishin përgjigje legjitime ndaj shkeljeve të Izraelit.

Gjithashtu thuhet se Forcat e Armatosura Iraniane “vepruan me guxim” dhe “iu përgjigjën agresionit të armikut në një mënyrë të shpejtë dhe proporcionale”.

“Gjatë këtij procesi, forcat iraniane goditën në mënyrë efektive objektivat e armikut dhe bënë që agresori të tërhiqej”, thuhet në deklaratë.

Këshilli i Lartë pretendoi se Irani kishte “fituar epërsi strategjike në përleshjet 12-ditore” dhe se Izraeli ishte “detyruar të pranonte humbjen dhe të pranonte një armëpushim të njëanshëm”.

“Një armëpushim i njëanshëm i është imponuar Izraelit. Nëse sulmohemi nga armiku, do të përgjigjemi me vendosmëri. Republika Islamike e Iranit është e gatshme t’i përgjigjet çdo sulmi, duke u mbështetur në largpamësinë e popullit të saj dhe fuqinë e ushtrisë së saj. Armiku do të marrë një përgjigje të trishtueshme ndaj çdo përpjekjeje të re”, theksohet në deklaratë.

Kategoritë
BotaLajme