Irani: Deri më tani janë rrëzuar 130 dronë izraelitë

Irani njofton se 130 mjete ajrore pa pilot (dronë) janë rrëzuar në sulmet izraelite që nga 13 qershori

Irani njofton se 130 mjete ajrore pa pilot (dronë) janë rrëzuar në sulmet izraelite që nga 13 qershori, transmeton Anadolu.

Faqja e lajmeve “Entekhab” publikoi një deklaratë me shkrim nga Organizata Iraniane e Sistemeve të Mbrojtjes Ajrore mbi këtë temë.

“Që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, më shumë se 130 mjete ajrore pa pilot (dronë) që i përkisnin armikut janë shkatërruar dhe rrëzuar në të gjithë vendin”, thuhet në deklaratë.

– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme.

Ministria iraniane e Shëndetësisë në një deklaratë më 21 qershor njoftoi se numri i civilëve të vrarë ka arritur në 430, ndërsa i të plagosurve në 3.500.

Më tej u transmetua se 24 persona janë vrarë dhe mbi 1.272 të tjerë janë plagosur në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.

Shumë vende përfshirë Turqia, e dënuan sulmin e Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme