Zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Asghar Jahangir tha se numri i civilëve që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Iran është rritur në 935
Zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Asghar Jahangir tha se numri i civilëve që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Iran është rritur në 935, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Jahangir në një konferencë për media iu përgjigj pyetjeve në lidhje me situatën aktuale.
Ai theksoi se 935 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, të cilat zgjatën 12 ditë, dhe se identiteti i këtyre personave u konfirmua nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Jahangir tha se 38 nga ata që humbën jetën janë fëmijë ndërsa 102 gra.
Zyrtari iranian nuk dha informacione lidhur me numrin e të plagosurve.
Në një deklaratë nga Ministria iraniane e Shëndetësisë më 25 qershor thuhej se numri i viktimave ishte rritur në 627 ndërsa numri i të plagosurve në 4.870