Iran, protesta në shumë qytete të vendit kundër sulmeve izraelite

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën pas namazit të xhumasë në kampusin e Universitetit të Teheranit dhe brohoritën slogane anti-Izrael dhe anti-SHBA

Pas namazit të xhumasë në shumë qytete të Iranit, veçanërisht në kryeqytetin Teheran, u mbajtën protesta kundër sulmeve të Izraelit, raporton Anadolu.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën pas namazit të xhumasë në kampusin e Universitetit të Teheranit dhe brohoritën slogane anti-Izrael dhe anti-SHBA. Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe mbështetjeje për ushtrinë iraniane.

Duke folur për AA-në, mësuesja iraniane Feriba Golzar rikujtoi se Izraeli ka vendosur në shënjestër komandantët iranianë. “Ne nuk kemi frikë nga bombat që Izraeli po hedh mbi vendin tonë”, tha ajo.

Biznesmeni Khosrow Miryazi, i cili ishte në mesin e protestuesve tha: “Çfarëdo që të bëjë Izraeli, populli iranian nuk ka frikë nga qeveria e Tel Avivit”.

Kategoritë
BotaLajme