Interesim i madh për eksopzitën e organizuar nga të rinjtë e organizatës “Të gjithë të rinjtë dorë për dore”

Ekspozita e dizajnit grafik e organizuar nën kujdesin e organizatës “Të gjithë të rinjtë dorë për dore”, e cila është një nga shoqatat në të cilat të rinjtë marrin pjesë në mënyrë aktive, ka arritur të tërheqë vëmendjen e artdashësve.

Ekspozita e Dizajnit Grafik, e cila përfshin vepra ilustruese që pasqyrojnë teknologjinë dhe artin ishte një nga ekspozitat e rralla të mbajtura në vendin tonë në këtë fushë.

Duke siguruar informacion në lidhje me aktivitetet e organizatës, kryetari I kësaj shoqate Edin Kude tha se synojnë të përfaqësojnë të rinjtë në çdo fushë në këtë shoqatë, të cilën ata e themeluan në nëntor të vitit 2019.

Kurse koordinatori i projektit, Edebali Doramar, tha se ishte një kënaqësi e madhe për të të hapte një ekspozitë në fushën e dizajnit grafik, të cilën ai e ka interesohej për të që kur ishte i ri.

Doramar, i cili fitoi vendin e parë në Konkursin e Dizajnit Grafik të organizuar nga seriali televiziv “La Casa De Papel”, i cili është një nga serialet televizivë më të shikuar në botë dhe ku morrën pjesë mijëra dizajnerë, shprehu lumturinë e tij.

Ekspozita u mbajt në kuadër të projektit “Veprat në arkivë“ I cili u mbështet nga Komuna e Prizrenit./Gazetaere

Kategoritë
KulturëLajme