Inter-Shakhtar Donetsk, të rejat rreth formacioneve

Sot me fillim nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja interesante e Grupit B, ku Interi pret në stadiumin “Giussepe Meazza” skuadrën e Shakhtar Donetsk në kuadër të garës prestigjioze, asaj të Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress.

“Nerazzurët” nuk gjenden në një pozitë të mirë, ku pas pesë xhirosh të zhvilluara kanë arritur të regjistrojnë një fitore, dy barazime dhe dy humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e fundit, respektivisht të katërtin me vetëm pesë pikë të tubuara.

Në anën tjetër, Shakhtar janë në një formë më të mirë se Interi, ku kanë arritur që brenda pesë ndeshjeve të zhvilluara të arkëtojnë shtatë pikë, me dy fitore, një barazim dhe dy humbje, kështu duke u pozicionuar në vend të dytë në tabelë.

Të dy trajnerët e dy skuadrave pritet të paraqiten me skemat më të forta në këtë përballje, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Gagliardini, Barella, Brozovic, Young; Martinez, Lukaku

Shakhtar Donetsk (4-3-3): Trubin; Dodo, Vitao, Bondar, Matvienko; Stepanenko, Kovalenko, Marlos; Tete, Dentinho, Taison

Kategoritë
LajmeSport