Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare publikoi një udhëzues të procesit të prokurimit për të ndihmuar kompanitë vendase të mbrojtjes të sigurojnë një pjesë të financimit të përbashkët të aleancës.
Nisma e re e NATO-s “Front Door” synon të thjeshtojë angazhimin midis kompanive të mbrojtjes dhe institucioneve të aleancës, mbështetur nga financimi i përbashkët prej rreth 5.3 miliardë euro, transmeton Anadolu.
Mekanizmi “Front Door”, i shpallur në Samitin e NATO-s në Ankara, është krijuar për të shërbyer si një pikë e vetme hyrëse përmes së cilës kompanitë e mbrojtjes mund të kenë akses në prokurimet e aleancës dhe mundësitë e inovacionit.
Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare publikoi një udhëzues të procesit të prokurimit për të ndihmuar kompanitë vendase të mbrojtjes të sigurojnë një pjesë të financimit të përbashkët të aleancës. Udhëzuesi detajon hapat e nevojshëm për të përmbushur kriteret specifike të aleancës për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve si dhe parakushtet e saj administrative.
NATO-ja përdor fondin e saj të përbashkët për të financuar nevojat kryesore të përbashkëta, të tilla si pajisjet e komandës dhe kontrollit, programet kompjuterike, projektet e ndërtimit dhe siguria kibernetike, ndërkohë që vendet anëtare blejnë platforma të mëdha si avionë dhe anije direkt dhe i bëjnë ato të disponueshme për operacionet e aleancës.
Buxheti i përbashkët i mbuluar nga nisma e re do të fokusohet gjithnjë e më shumë në sektorë me prioritet të lartë si modernizimi i rrjetit, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore, kriptografia dhe komunikimet satelitore.
















