Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Arbër Hoxha, foli sot në konferencën për shtyp para sfidës së rëndësishme ndaj Serbisë, që do të luhet të shtunën në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
Ai theksoi rëndësinë e përballjes dhe tha se ekipi do të jetë maksimalisht i përqendruar.
“Po do jetë një ndeshje e vështirë. Kundërshtari ka shumë cilësi dhe do japim maksimumin. Shpresojmë dhe besojmë që do e fitojmë ndeshjen. Ne jemi profesionist dhe do bëjmë tonën vetëm në fushë.
Është një ndeshje emocionale, nuk diskutohet, por ne jemi profesionist dhe do të bëjmë më të mirën në fushë. Konkurrenca të bën më të fortë. Ne jemi këtu në Kombëtare”, tha ai.