Haradinaj për Kurtin: “Edhe të fikë, edhe të koritë – s’mundesh me rujt emrin nëse s’e ruan vendin”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj lidhur me vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për tokat në Manastirin e Deçanit, ka thënë se mënyra se si Kurti po i trajton aleatët do t’i kushtojë Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Madje ai gjatë deklarimit të tij përdori edhe një shprehje të popullit “edhe fik edhe korit”.

Tutje, sipas Haradinajt, Qeveria Kurti po i harxhon të gjitha kartat që ka në dorë ende pa arritur rezultate, vetëm për të ruajtur populizmin e vet.“Është shprehja e popullit, edhe fik edhe korit, po na ndodh fatkeqësisht me Kurtin, mënyra se si po i trajton ky aleatët edhe obligimet që i ka marrë me aleatët, do t’i kushtojë Kosovës. Do ta kemi një presion të vazhdueshëm për shumë tema tjera. E rrugës do të ishte që pas ksaj që ka ndodh dje, Kurti të kthehet në planin franko-gjerman, pasi ju e shihni që për anëtarësimin në Këshill të Evropës, Kosovës po i kërkohet një paket i masave. Ne për me mujt me ecë drejt NATO-s, do të na duhet për me marrë kandidaturën e BE-së. Kjo Qeveri po i harxhon krejt kartat në dorë, ende pa i mrri rezultate ose suksese me rujt populizmin e vet. Besoj që po shihet që tash veç jemi në periudhën ku po dënohemi, për sjelljen, çasjen, obligimet e marra nga franko-gjerman i mbështetur nga ShBA, kanë mujt me na ecë përpara drejt NATO-s. Po shihet që është e qëllimshme me e dënu Kurtin, me ja shpjegu që nuk mundesh me rujt emrin kur se run vendin, marrëdhëniet me aleatët. Këto që po i ndodhin Kosovës janë edhe ndëshkim ndaj tij, pasojat do t’i paguajmë të gjithë”, tha Haradinaj para gazetarëve./Reporteri.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi